Receta e dytë: Sallatë me bullgur
Përbërësit:
2.5 gota ujë të ngrohtë
3 gota bullgur
½ gotë vaj ulliri
3 qepë të thata (të vogla)
5-6 qepë të njoma
2 kastraveca
5 speca jeshil të vegjël
2 domate (mesatare)
1 tufë majdanoz
1 tufë kopër
Vaj ulliri për skuqjen e qepës
1 lg salcë domate
1 lg salcë speci
1 lç kumin
Piper djegës
Piper i zi
Nenexhik
Kripë
Boronica të thata për dekor
Përgatitja:
Vendosim ujin e nxehtë në një tas dhe shtojmë në të bullgurin e gjysmë gotë vaj ulliri. E trazojmë dhe e mbulojmë me një pecetë.
Presim qepët në kubikë të vegjël, qepët e njoma i presim në unaza, kastravecat i presim në kubikë 0,5 cm. Gjithashtu edhe specat i presim në kubikë me brinjë 0,5 cm. Domatet e qëruara nga lëkura po ashtu i preism në kubikë të vegjël. Grijmë hollë majdanozin dhe koprën.
Vendosim një tigan me vaj ulliri në zjarr dhe kaurdisim qepët deri sa ato të zbuten. Shtojmë në të salcën e domates dhe të specit, 1 lugë çaji kumin, oioer djegës, piper të zi dhe i kaurdisim mirë të gjitha së bashku.
Ndërkohë zbulojmë bullgurin, shtojmë në të qepqën, e kaurdisim me salcë dhe erza, e trazojmë dhe më pas shtojmë perimet e prera në kubikë. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit duke shtuar në fund nenexhik të thatë, kripë dhe i përziejmë përsëri të gjitha së bashku. Në fund e servirim në tasa duke e edekoruar me boronica të thata (dhe me ndonjë gjethe sallate).