Receta e parë: Sfoliatë me domate dhe borzilok
Përbërësit:
1 pako sfoliatë
3-4 domate
2 thelpinj hudhër
3-4 lgj vaj ulliri
50 ml qumësht
½ tufë borzilok
Kripë dhe piper
Përgatitja:
Vendosim në tavolinë petën sfoliatë mbi një letër pjekje. E presim atë në kuadrata me madhësi mesatare. Lyejmë sipërfaqen e petës me pak qumësht me furçë. Presim domatet në feta rrumbullake dhe mbi çdo kuadrat sfoliatë vendosim një fetë rrumbullake me domate. Marrim ½ tufë borzilok, e copëtojmë, grijmë hollë hudhrat dhe shtojmë vaj ulliri, kripë e piper.
Pasi të piqet sfoliata e nxjerrim dhe në çdo mes domate vendosim 1 lugë pesto.