Receta e dytë: Sallatë me bullgur
Përbërësit:
1 kupë ujë i nxehtë
1 kupë bullgur
½ lëng limoni
6 lugë gjelle vaj ulliri
3 qepë të bardha mesatare
1 tufë majdanoz
5 qepë të njoma
1 qepë e kuqe
½ tufë nenexhik i freskët
1 domate
Kripë dhe piper i zi
½ shegë
Përgatitja:
Në një tas vendosim ujin e nxehtë, shtojmë bullgurin , 1-2 lugë gjelle lëng limoni, 6 lugë gjelle vaj dhe e trazojmë e më pas e mbulojmë për 10-15 minuta.
Qërojmë qepët e bardha dhe i presim në kubikë të vegjël.
Grijmë hollë majdanozin dhe gjethet e nenexhikut.
Presim qepët e njoma në unaza të holla dhe qepën e kuqe në kubikë të vegjël.
Domaten e qërojmë nga lëkura dhe i presim në kubikë të vegjël. Zbulojmë tasin me bullgur , e thërrmojmë me pirun dhe shtojmë në të erzat e grira hollë, domaten në kubikë, qepët në kubikë, kripë e piper të zi. I përziejmë mirë dhe më pas e shërbejmë duke is htuar 1 lugë gjelle kokrra shegë në çdo pjatë.