Receta e ditës - Petulla të fshira, supë krem brokoli dhe ananas me kos / Pjesa e dytë

Receta e dytë : Supë krem brokoli

Përbërësit:

400 gr brokoli

1 qepë, 2 karrota

100 gr selino, 2 patate

20 gr gjalp

Vaj ulliri

Kripë dhe piper

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim karrotat e prera në copa, qepën e prerë në katërsh. Nëse kemi rrënjë selinoje shtojmë 100 gr të prerë në kubikë, përndryshe shtojmë 1 degë selino të prerë në copa të mëdha. Qërojmë patatet dhe i vendosim në 1.2 litër ujë të ftohtë. Mbulojmë tenxheren dhe e lëmë të ziejë për 40 minuta.

Presim bohçet e luleve të brokolit duke i ndarë ato nga kërcelli, i shpëlajmë mirë ose i vendosim në ujë me kripë deri sa të vijë koha për zierjen.

Marrim me garuzhde lëng perimesh dhe i vendosim në një tenxhere tjetër perimet e ziera . në tenxheren me lëng dhe 1 patateshtojmë brokolin dhe e lëmë të ziejë për 8-10 minuta. Kalojmë supën në blender , rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e servirim duke e spërkatur në fund dhe me pak vaj ulliri të freskët.

Receta e tretë : Ananas me kos dhe kokos

Përbërësit:

2 lugë gjelle arrë kokosi (pluhur)

1 kuti komposto ananasi

600 gr salcë kosi ose kos

40-50 gr sheqer

80 gr pana ëmbëlsire

1 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja:

Fillimisht në një tigan pa yndyrë kaurdisim arrën e kokosit të integruar (pluhur) deri sa ajo lëshon yndyrën e vet dhe fillon gradualisht të zverdhet , dhe më pas e lëmë mënjanë të ftohet.

Rrahim në një enë të ngushtë dhe të thellë panën dhe e lëmë mënjanë. Ndërkohë hapim kutinë e kompostos dhe ndajmë lëngun nga tuli. Lëngun e ruajmë mënjanë për të rregulluar kosistencën e salcës së kosit, ndërsa tulin e presim në kubikë të vegjël.

Në tasin me salcë kosi shtojmë sheqerin ëmbëlsirë sipas preferencës, 1 lugë gjelle lëng limoni dhe i trazojmë deri sa sheqeri të shkrijë (mund të shtojmë edhe 2-3 lugë gjelle lëng komposto.

Përziejmë në një tas të vetëm kosin me panën e rrahur deri sat ë na formohet një krem i lidhur dhe i lëmuar. Largojmë 3 lugë gjelle kubikë me ananas vetëm për dekor dhe kremin e përgatitur e shtojmë tek tasi me ananas që teproi dhe i përziejmë mirë të gjitha së bashku. Në fund i sheshojmë në tasa individualë , vendosim pak kubikë ananasi nëpër të dhe në fund i spërkatim me arrë kokosi të thekur.