Receta e ditës - Taliatele të mbushura me mish e perime dhe komposto pjeshkë / Pjesa e parë

Receta e parë : Taliatele të mbushura me mish dhe perime

 Përbërësit:

400 gr taliatele

400 gr mish i grirë

50 gr pure domate

1 kokërr qepë

2 thelpinj hudhër

300 gr karrota

200 gr presh

3 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë + piper i zi

Beshameli :

40 gr gjalp

2 lugë gjelle miell

350 ml qumësht

250 ml lëng perimesh

3 lugë gjelle lëng limoni

1 lugë kafe sheqer

Arrë moskat

Kripë

Përgatitja : 

Fillimisht vendosim tenxheren me makarona, ujë dhe kripë për të valuar.

Ndërkohë përgatisim beshamelin.

Shkrijmë gjalpin, kaurdisim 2 lugë gjelle miell pa i dhënë ngjyrë për 3-4 minuta. Shtojmë qumështin qumështin duke e trazuar vazhdimisht deri sat ë formohet një beshamel i plotë. Shtojmë pak kripë dhe arrë moskat dhe e përziejmë mirë. Pasi e kemi larguar nga zjarri , shtojmë në beshamel 3 lugë gjelle lëng limoni dhe 1 lugë kafe sheqer. I përziejmë mirë së bashku dhe e mbulojmë beshamelin që të mos na zëjë cipë.

Në një tigan vendosim 3 lugë gjelle vaj ulliri , qepën të prerë në kubikë , hudhrën e grirë imët dhe i kaurdism pak, për 3 minuta duke mos i tharë shumë.

Shtojmë karrotat, presim pjesën e bardhë të preshit në katërsh për së gjati e më pas në copëza të vogla. I shtojmë në tigan dhe i kaurdisim dhe 2-3 minuta sëbashku me karrotat, mishin e grirë dhe i lëmë të gatuhen duke i trazuar herë pas here me kripë e pak piper.

Ndërkohë në ujin e valuar të makaronave , shtojmë kripën dhe vendosim makaronat siç janë role, i lëmë nga momenti i zierjes për 1 minuta, sa ato të thithin pak ujë dhe i largojmë në një sitë.

Shtojmë tek beshameli 70 ml lëng perimesh. Pasi shtojmë dhe purenë e domates në tigan, e trazojmë dhe shtojmë lëngun e perimeve që na ka ngelur. E lëmë të ziejë për afro 5 minuta duke e lënë kimën të lëngshme.

Shtojmë në tavë 1/3 e beshamelit dhe mbi të shtrojmë 1/3 e kimës. Mbi kimë vendosim roletë me taliatele në komplet tavën dhe i mbushim ato në mes të çdo roleje me nga 1 lugë gjelle kimë . Nëse na tepron kimë, e vendosim në pjesët anësore. Me beshamelin që teproi, mbulojmë vetëm makaronat. Vendosim tavën në furrë në temperaturën 180ºC për 25 minuta. Shoqërohet me një sallatë.