Receta e ditës - Tartë me gjizë e domate dhe supë me krem karrote dhe patate/ Pjesa e dytë

19 Korrik 2018, 15:40

Receta e dytë : Supë krem karrote me patate

Përbërësit:

300 gr karrota

300 gr patate

600 ml lëng perimesh

150 ml qumësht

1 kokërr qepë

1 lugë gjelle gjalp

2 thelpinj hudhër

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja

Ngrohim vajin e galpin dhe në të kaurdisim për 3 minuta qepën e prerë në kubikë . Shtojmë hudhrat , i trazojmë për 1 minutë dhe më pas shtojmë karrotat , patatet e prera sa më hollë dhe i kaurdisim së bashku deri sat ë ngrohen perimet. Më pas shtojmë 600 ml lëng perimesh dhe e lëmë supën të ziejë për 20 minuta. Më pas e kalojmë në blender duke e kthyer atë në krem. E servirim supën duke shtuar një lugë çaji gjalp të shkrirë.