Receta e dytë :Hallvë me qumësht
Përbërësit:
1 filxhan gjalp
½ filxhan vaj bimor
3 filxhan miell
2 filxhan sheqer
1 filxhan ujë
3 filxhanë qumësht
Përgatitja:
Shkrijmë gjalpin , shtojmë vajin dhe miellin dhe e kaurdisim miellin deri sa të marrë një ngjyrë të kuqerremtë. Shtojmë ujin , 3 filxhan qumësht dhe trazojmë brumin e formuar. Shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë përzierjen deri sa brumi të shkëputet nga luga. Lështu vazhdojmë dhe 5-7 minuta deri sa hallva të jetë pjekur mirë. E shërbejmë lugë lugë në pjatë duke e shoqëruar me arra.