Receta e ditës - Tavë me pulë kos dhe hudhra, sallatë me kuinea dhe kek me qershi / Pjesa e dytë

Receta e dytë : Tavë me pulë, kos dhe hudhra

Përbërësit :

800 gr pjesë pule

500 ml ujë

3-4 lugë gjelle miell

4 kokrra vezë

6 thelpinj hudhër

1 kg kos

50 gr gjalp

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë kafe piper i kuq

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja :

Lajmë, thajmë copat e pulës dhe i kaurdisim në vajin e ngrohur. Kur ato të zverdhen pak, shtojmë 500 ml ujë dhe lëmë mishin të ziejë për 20 minuta.

Në një tenxhere shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim 3 – 4 lugë gjelle miell deri sa mielli të zverdhet dhe të ziejë. Shtojmë gradualisht lëngun e pulës dhe pasi të ziejë, duke e trazuar vazhdimisht e largojmë nga zjarri, duke shtuar pak nga pak kosin dhe duke e trazuar me tel dore.

Grijmë imët hudhrat dhe i shtojmë në kos. Rrahim vezët dhe is htojmë në masën me kos dhe miell. I përziejmë mirë duke rregulluar shijen me kripë dhe piper të zi.

Vendosim copat e mishit në një tavë dhe i mbulojmë ato duke shuar kosin e përzierë më lëng pule dhe miell. Shkrijmë pak gjalp dhe tresim 1 lugë kafe piper të kuq, e shpërndajmë mbi tavë dhe më pas e fusim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë për 25 minuta.

Receta e tretë : Sallatë me kuinoa ( Super ushqim)

Përbërësit : 

200 gr kuinoa

1 limon (lëngu dhe pak lëkurë e grirë)

1 lugë çaji mjaltë

2 cm xhinxher

1 – 2 qepë të njoma

1 spec i verdhë

1 spec i kuq

100 gr brokoli

1 avokado

2 degë nenexhik

Kripë (ose vegetë)

Vaj ulliri

Përgatitja :

Vendosim një tenxhere me 2 masa ujë për të zier . fillimisht në një tas me ujë të ftohtë hedhim kuinoan dhe e trazojmë për 3 minuta me qëllim që të shpëlahet mirë. Më pas e kullojmë në një sitë dhe i japim një shpëlarje  të fundit në ujë të rrjedhshëm. E hedhim në tenxhere me ujë të nxehtë dhe e lëmë të ziejë për 15 – 20 minuta dhe pastaj e largojmë nga zjarri.

Ndërkohë që kuinoa zien, në një tas të bollshëm hedhim vajin e ullirit , pak lëkurë limoni, lëngun e një limoni, mjaltin , xhinxherin e grirë në rende, pak kripë dhe të gjithë përbërësit që kemi në tas , i përziejmë mirë deri sat ë na formohet një masë në trajtën e një salce.

Grijmë hollë në unaza, një qepë të njomë. Presim në kubikë të vegjël specin e verdhë dhe të kuq dhe sëbashku më qepën i shtijmë tek tasi ku përgatitëm salcën.

Po ashtu shpërbëjmë në lule të vogla, 3 boçe brokoli. Presim avokadon në kubikë dhe po ashtu e shtojmë në tas me përbërësit e tjerë dhe fillojmë të trazojmë ngadalë  perimet në tasin e salcës.

Pasi largojmë kuinoan mund dh eta shpëlajmë për ta ftohur , nëse e dëshironi atë të ftohtë.

Në fund grijmë trashë disa gjethe nenexhiku dhe i shtojmë në sallatë. I trazojmë ngadalë dhe sallata është gati për tu sevirur.