Reforma në drejtësi, kreu i Krimeve të Rënda - Markut: Prokurorët neglizhuan hetimet!

21 Prill 2018, 13:27 | Përditesimi i fundit: 2018-04-21 13:29:27

Prokurorët e krimeve të rënda kanë neglizhuar hetimet përgjatë vitit 2017 për shkak të nisjes së zbatimit të reformës në drejtësi.

Këtë konstatim e ka bërë kreu i kësaj prokuroria Besim Hajdarmataj, ku në raportin e dorëzuar kryeprokurores Arta Marku ai shprehet se “Megjithëse e pajustifikuar tek secili prokuror dhe oficer i policisë gjyqësore, mund të them se janë evidentuar luhatje të angazhimit dhe vullnetit në punë si rezultat i ndryshime kushtetuese dhe ligjeve paketë të reformës në drejtësi, ku parashikohet dhe ndryshimi i funksionimit të Prokurorisë Për Krime të Rënda.Më tej sipas Hajdarmatajt “pritja për implementimin përfundimtar ka ndikuar në lidhje me pasigurinë e përfshirjes në të ardhmen në struktura të prokurorëve dhe policisë gjyqësore, një ndikim i cili ka ulur vullnetin dhe efiçencën në shpejtësinë e hetimeve”.