RENEA rrethon fshatin Resulaj në Selenicë: Do hapim zjarr nëse autori nuk dorëzohet

10 Gusht 2018, 21:55

Forca të shumta të RENEA-s, FNSH-së dhe DELTA FORCE kanë rrezuar fshatin Resulaj në Selenicë, pasi dyshohet se autori i masakrës me 8 të vdekur, Ritvan Zykaj, fshihet pikërisht në një banesë të këtij fshati. Forcat Speciale kanë paralajmëruar se do hapin zjarr nëse autori bën rezistencë. Ata i kanë bërë thirrje autorit të dorëzohet. Ritvan Zykaj dyshohet se është i armatosur me dy armë zjarri kallashnikov, të cilat i përdori në masakrën ndaj kushërinjve të tij.