'Repolitix', Olli: Propozova që kryetari i PD të mos jetë kandidat për Kryeministër

20 Prill 2018, 23:20

Leonard Olli, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, zbuloi në emisionin "Repolitix" në Report Tv, propozimet e tij për ndryshimet statutore. Olli tha se kishte kërkuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar që kryetari i PD të mos ishte kandidat për Kryeministër. Propozim ky i cili është rrëzuar nga anëtarët. 

"Unë kërkova që kryetari i partisë të mos ishte kandidat për Kryeministër".

Leonard Olli, anëtar  i Këshillit Kombëtar të PD

Gjithashtu, një tjetër propozim i Ollit ka qenë edhe ankimimi i vërejtjeve të statutit në Gjykatën Administrative, por edhe ky propozim është rrëzuar.