Dosja K në Report TV/ Rrëfimi i rrallë: Si mbijetova për 47-vjet persekutim, të martën në 20:30

18 Shtator 2018, 18:48 | Përditesimi i fundit: 2018-09-18 20:26:30

Sonte në “Dosja K” në Report TV vjen rrëfimi i rrallë i një fëmije që u dënua nga regjimi komunist që në barkun e nënës.

Dokumentari i radhës, tregon udhëtimin tronditës të Rudina Demës që kur ishte foshnje 3-muajshe, nga një kamp internimi në një tjetër, mes urisë dhe sëmundjeve.

Ajo tregon sot pas 73 vitesh historinë e saj të mbijetesës.  “Dosja K” transmetohet sonte në mbrëmje në orën 20:30.