Report Tv siguron videon e makinës së djegur, dyshohet e autorëve të vrasjes në Shkodër

15 Korrik 2018, 12:07

Report Tv siguron videon ekskluzive të djegies së automjetit në Shkodër, që dyshohet se është përdorur në vrasjen e ish-policit Boran Bërcama dhe bashkëjetueses së tij, Silvi Ndoci. 

Video e mbërritur në redaksinë e Report Tv është regjistruar në orën 03:12 të mëngjesit të kësaj të diele. Pak mesnate besohet se ka ndodhur edhe krimi tronditës në lagjen "Naim Gjylbegu" të Shkodrës. Makina duket ende në flakë, edhe pse e shkrumbuar tërësisht. 

Mëngjesin e sotëm, policia gjeti edhe një armë zjarri brenda makinës së djegur.