Report TV te ura e Vorës, eksperti Ngjeçari: Shumë shpejt do dalë jashtë funksionit

16 Gusht 2018, 14:31 | Përditesimi i fundit: 2018-08-16 18:31:47

Në vendin tonë ekzistojnë një mori urash të cilat tashmë kanë kaluar më shumë se 50 vjet ndërtim. Në pjesën më të madhe të tyre ato janë të amortizuara dhe rrezikojnë që nga dëmtimet të shemben. Më problematiket janë ura e Vorës, ura e Kukësit, ura e Milotit, ura e Tapizës dhe ajo e Dragotit.

Inxhinieri infrastrutkurës, Xhevahir Ngjeqari në një intervistë për Report Tv nga Ura e Vorës shprehet se është qeveria ajo që duhet të marrë masa për të parandaluar katastrofa si ajo e Genovas me 39 viktima.

Tragjedia e Genovës ku nga shëmbja e urës humbën jetën 39 persona duhet të shërbejë si një alarm dhe plan pune edhe për qeverinë shqiptare shprehet inxhinieri infrastrukturës Xhevahir Ngjeqari.

Ngjeqari ka analizuar dëmtimet e urës së Vorës ku për mikrofonin e ReportTv ai po ashtu thotë se kjo urë duhet të mbyllet dhe të ndërtohet nga e para pasi është e rrezikshme.

Po ashtu Ngjeqari shprehet se institucionet shtetërore duhet të ngrejnë grupe që të kontrollojnë urat pasi vetëm në këtë mënyrë parandalohet bilance dhe dëme në jetë njerëzorë.

Report Tv është ndalur tek kjo urë ku fluksi i lëvizjes së mjeteve është i madh por packa restaurimit në pjesën e sipërme dhe asfaltimit, dëmet e padukshme nga poshtë saj e rrezikojnë seriozisht.

Por cilat janë dëmtimet më të shumtë anë këtë urë? Nga mungesa e kanalizimeve për shkarkimet e ujërave e deri tek kollonat e shtrembëruara apo bazameti i dëmtuar janë këto që shihni në pamje të fiksuara nga kamera e Report Tv.

Në këtë urë është ndërtuar shërbimi zjarrfikës i Vorës si dhe funksionojnë një sërë biznesesh të ndryshme, ndërsa pranë saj ka dhe banesa.

Sipas tij, ura është në një gjendje tejet të amortizuar pasi nuk është mirëmbajtuar asnjëherë dhe se kjo urë është e keqndërtuar.