‘Republika Ilindinase e Maqedonisë’, historiani Llalla: Gabim trashanik, s'do pranohet nga shqiptarët e grekët

20 Maj 2018, 12:48 | Përditesimi i fundit: 2018-05-20 12:49:19

Historiani Arben Llalla e ka cilësuar të papërshtatshëm për shqiptarët emrin ‘Republika Ilindinase e Maqedonisë’. Në një lidhje telefonike për Report Tv, historiani Llalla tha i revoltuar se propozimi i këtij emri për Maqedoninë është një gabim trashanik dhe nuk duhet të pranohet.

Sipas tij, ky emër nuk do të pranohet as nga shqiptarët dhe as nga qeveria greke.