Rihapet dyqani veshjeve Mango në QTU, për herë të parë edhe koleksion për meshkuj

11 Nëntor 2018, 16:38

Ky dimër do të jetë përplot ngjyra të këndshme dhe të vecanta, materiale të buta dhe të rehatshme, për sa i përket koleksionit të ri në Mango ku krahas veshjeve për femra shtohet edhe koleksioni i meshkujve

Mango këtë sezon vjen edhe me koleksionin për meshkuj, i cili do ndryshojë garderobën e cdokujt që do i zgjedhë. Me një ceremoni të vecantë, u bë dhe rihapja e dyqanit Mango në QTU, ku përvec blerësve të rregullt, morën pjesë dhe mjaft personazhe të njohur të ekranit.

Dy stilistët Niko Komani dhe Stela Kallaku treguan për Report Tv më shumë detaje se cfarë përmban koleksioni i ri si për femra ashtu edher për meshkuj.

Këtu mund të vijnë meshkuj biznesmenë, që kërkojnë gjithmonë gjëra të reja për punë, por edhe të rinjtë më klasikë. Trendet më të fundit ishin xhinset që ishin shumë skinny, që unë se prisja nga Mango. Në Mango unë mund të blej cdo gjë, që nga xhinset e deri tek pardesytë. Janë investim i duhur, Mango i është mbajtur koleksionit që është në botë.

Niko Komani dhe Stela Kallaku, stilistë