Rrëfehet Tedi Papavrami: Jeta ime pas divorcit dhe martesa me pianisten japoneze

Kanë kaluar 35 vite nga dita që Tedi Papavrami u largua nga Tirana. Atëherë, ai ishte vetëm 12 vjeç, por, lidhjet e tij me Shqipërinë vazhdon që t’i ruajë ende.

Në këtë rikthim violinistin e takojmë ndryshe artistin, i cili së bashku me pianistin francez Francois Frederic Guy do të sjellë për publikun shqiptar Sonatat për violinë edhe piano të Beethoven në datë 3 nëntor në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse

Beethoven është një kompozitor që si shumë të kompozitor të mëdhenj është shumë i lidhur me natyrën. Shpeshherë kur dëgjojmë muzikën e tij dëgjojmë mbresat e natyrës dhe të stinëve. Do të jenë vepra shumë të ndryshme në programin që do të luajmë, edhe pse jemi në vepra të afërta, sonata e parë, e katërt e pestë edhe e gjashtë. Nuk besoj se në Shqipëri janë luajtur dhjetë sonatat e Beethoven. Por besoj se më vonë do të kthehemi në Shqipëri për të dhjetë sonatat.  Ky kompozitor ka shpikur kaq shumë, saqë i ka dhënë material të gjithë artistëve që kanë ardhur më vonë, saqë askush nuk ka dalë mbi të.

Tedi Papavrami, violinist

Për herë të parë në Tiranë, bashkë me të për ta shoqëruar ka ardhur edhe bashkëshortja e tij, e cila është me origjinë japoneze.

Në asketin personal ndihem mirë, që nga koncerti i fundit që dhashë në Tiranë pata ndryshime në jetën time. unë edhe ish gruaja ime u ndamë. Si në jetën e çdo njeriu këto janë gjëra të vështira, se ne kishim 20 vite bashkë. Ishim rritur bashkë në një farë mënyre. Edhe kjo pati reflekse edhe në lojën tim. Ndjeva veten jo mirë për shumë kohë. Tani gjërat pak nga pak e morën rrugën. Një rrugë më të mirë, që prej një viti e gjysëm jam martuar me Makin, që është me origjinë japonezë edhe që ka ardhur për të jetuar me mua në Gjenevë, në Zvicër. Jam vërtet shumë më i qetë edhe më i lumtur, më duket vetja me fat që kam gjetur një njeri me të cilën mund të ndajmë shumë gjëra, sepse është e dhe pianiste. Më parë mendoja se është vështirë që të jesh muzikantë, por fatmirësisht ndihemi mirë me njeri-tjetrin. Më vonë me siguri do të jemi edhe me një koncert së bashku në Tiranë.

Tedi Papavrami, violinist

Papavrami flet edhe për përkthimet në letërsi, mbase romani i radhës që do të përkthejë në frëngjisht do të jetë libri i ri i Kadaresë, “Kur sunduesit grinden”...

Në fakt, Ismali nuk më ka dhënë punë këto kohë. Ma merr mendja nuk ka shkruar, e pashë që po shkruan një libër. Por fillimisht po del shqip. Mbase më vonë do të më bjerë në dorë që ta përkthejë. E takova një vit më parë edhe janë njerëz shumë të afërt, që i dua shumë bashkë me Helenën.

Tedi Papavrami, violinist

Tedi Papavrami ka interpretuar me orkestra të njohur në Evropë, Afrikë, Turqi, Japoni apo edhe Izrael.