Rrëfimi i Zylfie Haklajt, i ftuar Artan Hoxha: Vrasjet e Tropojës nuk do zbardhen kurrë

Gazetari i njohur Artan Hoxha ka qënë i ftuar në emisionin “45 minuta” ku edhe ka folur mbi intervistën ekskluzive të Zylfije Haklajt për Shqiptarja.com dhe Report Tv. Sipas tij, ngjarjet në Tropojë janë me të vërtetë të dhimbshme pasi janë vrarë djemtë më të mirë të Tropojës dhe Berisha ka patur mundësinë që t’i shuajë këto konflikte por nuk e ka bërë. Më tej, Hoxha është shprehur se të gjitha këto ngjarje kanë pas një mendje djallëzore dhe se është i mendimit që ngjarjet e ndodhura në qytetin verior nuk do të zbardhen kurrë.