Rrëshqitje në Mirditë, shemben 7 shtëpi,banorët:Situatë alarmi

22 Mars 2018, 23:04

MIRDITE - Shtatë shtëpi dhe një autogril janë shembur dhe shumë të tjera janë të rrezikuara nga rrëshqitja e kodrës pranë Repsit, që ka dëmtuar edhe rrugën kryesore. Rrëshqitja e tokës ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme nga reshjet e dendura të shiut në ditët e fundit.

Banorët në fshatin Blinisht shprehen se situata është alarmante. “Rruga automobilistike Reps-Shpalë ka rrëshqitur në 50 m dhe është e pakalueshme. Një lagje e tërë po shkon në lumë. 7 shtëpi janë shembur e shumë të tjera vazhdojnë që të jenë në rrezik”, shprehen banorët.