Rruga dixhitale, Afrim Qendro në Report Tv: Qytetari më pranë nesh, të gjitha ankesat do të shqyrtohen

17 Tetor 2018, 20:59 | Përditesimi i fundit: 2018-10-17 20:59:21

TIRANË- I ftuar në studion e “Report Tv” ka qënë drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro, i cili ka folur mbi projektet me të cilat do të implementohen në vendin tonë. Gjatë fjalës së tij në studio, Qendri ka komentuar edhe aplikacionin më të ri, atë të rrugës dixhitale ku qytetarët do të kenë të mundur që të bëjnë ankesat e tyre për akse të ndryshme, akesa të cilat do të shqyrohen me vëmendje. 

Pjesë programit që qeveria shqiptare aplikon në gati gjysmën e rrjetit rrugor shqiptar. Një nga elementët kryesorë është edhe rruga dixhitale. Kjo e sjell qytetarin dhe më afër mirëmbajtjes. Pastaj me kompanitë e mirëmbajtjes i shqyrtojmë. Janë ndarë rrugët me VKM, në momentin që vjen ankesa ne do t’i kthejmë përgjigje se kujt i përkasin. Pastaj nga ana tjetër do ta njoftojmë autoritetin vendor. Por që mbi denoncimin do të reflektohet.

Afrim Qendro, drejtor i ARRSH-së

Më tej, sa i përket investimeve që u bënë në autostradën Tiranë-Durrës, punime të cilat u zhvilluan në pikun e sezonit, Qendro u shpreh se ato ishin të nevojshme për shkak të kushteve në të cilat ndodheshin. 

Rruga e kishte të domosdoshme rehabilitimin. Ajo u bë për 13 ditë. Në mometin që përfundoi u përfitua i gjithë korrik-gusht. Po vijmë rehabilitimet në të gjitha akset. Ishte e nevojshme dhe duhet ta bënim. Por edhe investimet kanë një afat. Autostrada ka një afat 1-2 vjet pastaj duhet ndërhyrë sërish.

Afrim Qendro, drejtori i ARRSH

INTERVISTA E PLOTË:

Aplikacioni rruga dixhitale, cilat janë risitë?

Pjesë programit që qeveria shqiptare aplikon në gati gjysmën e rrjetit rrugor shqiptar. Një nga elementët kryesorë është edhe rruga dixhitale. Kjo e sjell qytetarin dhe më afër mirëmbajtjes. Pastaj me kompanitë e mirëmbajtjes i shqyrtojmë.

Në rast se bëhet një ankesë që nuk i përket ARRSH, si trajtohen?

Janë ndarë rrugët me VKM, në momentin që vjen ankesa ne do t’i kthejmë përgjigje se kujt i përkasin. Pastaj nga ana tjetër do ta njoftojmë autoritetin vendor. Por që mbi denoncimin do të reflektohet.

Si funksionon mirëmbajtja e rrugëve në Shqipëri?

Mirëmbajtja është e ndarë në dy kategori: projekti me Bankën Botërore dhe pjesa tjetër bëhet me buxhetin e shtetit. Gjithë rrugët mirëmbahen nëpërmjet kontratave që kryhen. Janë bërë disa ndryshme në sensin pozitiv.

A ka ardhur momenti që të ndryshohet mentaliteti për rrugët?

Defekti më i madh është mirëmbajtja. Projekti me BB ka pasur problematika por tani është duke u kthyer në një histori suksesi. Ne kemi nivelin më të lartë të mirëmbajtjes. Kjo lloj mirëmbajtje e ka rritur nivelin.

Ku po punohet aktualisht?

Kemi filluar nga Gjirokastra, Fier-Levan, Tiranë-Durrës, Pogradec, Shkodër-Murriqan dhe jemi në aksin Shkodër-Fushë Arrëz. Projekti Shkodër-Fushë Arrëz do të shkojë deri në 9 milion euro.

Sa besoni se do të ndikojnë këto rehabilitme në numrin e aksidenteve?

Aksidentet kanë tre faktore: rrugën, automjetit dhe drejtuesin. Sa i përket rrugës, jemi në nivele si kurrë më parë. Në segmetin nga Plepat në Fier, kemi investuar numri i aksidenteve është më i vogël. Por ka njerëz që vjedhin tabela, parmak. Unë mendoj që forca e ligjit këtu duhet të jetë më e fortë. Është kthyer në një fenomen. Të dënohen.

Po sa i përket punimeve që u zhvilluan në pikun e sezonit në autostradën Tiranë–Durrës?

Rruga e kishte të domosdoshme rehabilitimin. Ajo u bë për 13 ditë. Në mometin që përfundoi u përfitua i gjithë korrik-gusht. Po vijmë rehabilitimet në të gjitha akset. Ishte e nevojshme dhe duhet ta bënim. Por edhe investimet kanë një afat. Autostrada ka një afat 1-2 vjet pastaj duhet ndërhyrë sërish.