Samit i vështirë për Juncker, i merren këmbët e s’le lider pa puthur

Nëse mendoni se samiti i NATO-s mund të ketë qenë i vështirë për disa udhëheqës për çështjet e pagesave për aleancën, gaboheni. Ky takim, më i vështirë se për këdo, ka qenë për Presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker. Juncker ka qenë i pranishëm në një nga mbrëmjet gala të këtij samiti, ku është filmuar në një gjendje jo fort të mirë shëndetësore.

Presidenti i KE-së, është penguar disa herë, ka humbur ekuilibrin e trupit dhe është parë i dashur me shumë nga udhëheqësit e BE-së.

Shoqërimin në këtë pritje ia ka dhënë kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, i cili e ka mbajtur për krahu gjatë gjithë kohës Juncker-in.

Për të mos u humbur është videoja e mëposhtme që tregon në mënyrë të përmbledhur veprimet e Juncker. S’ka harruar të takojë e të puthë Presidentin francez Emmanuel Macron, kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenber.