Së shpejti nis ndërtimi i rrugës Shëngjin-Velipojë, Rama publikon projektin

14 Qershor 2018, 12:00

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook videon e projektit të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Shefi i qeverisë shkruan se rruga e re shkurton më shumë se një orë lidhjen mes zonave.

Me këto pamje të projektit të rrugës së shumëpritur turistike prej dekadash, Shëngjin-Velipojë, një aks panoramik që shkurton më shumë se një orë lidhjen mes tyre, hap perspektivën e zhvillimit të turizmit elitar, rrit ekonominë e punësimin në krejt zonën, ju uroj një ditë të bukur