Seanca e rradhës për Dosjen Shullazi, masa të rrepta te Krimet e Rënda

13 Nëntor 2018, 10:53 | Përditesimi i fundit: 2018-11-13 10:59:56

TIRANË- Ditën e sotme rreth orës 9 ka nisur seanca, pas së cilës pritet të jepet dënimi për Emiliano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. 

Ende në këtë seancë, të pandehurit kanë zgjedhur që të mos paraqiten para trupës gjykuese, ndërkohë që po përfaqësohen nga avokatët e tyre.

Gjatë seancës, avokakti i Gilmando Danit ka pretenduar në gjykatë se zëvëndësimimi i prokurorëve është bërë në mënyrë të jashtëligjshme. Sipas tij, prokurorët që u zëvëndësuan kishin përgatitur konkluzione absurde, ndërsa më tej ai i ka kërkuar që të zbulohet mënyra se si u zëvendësuan prokurorët.

Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel "Vollgën" në Durrës.

Herën e kaluar, prokuroria dha pretencën për grupin, ku kërkoi në total një dënim me 64 vite burg për 5 të pandehurit. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 17 vite burg për Emiljano Shullazin dhe 64 vite për të gjithë anëtarët e bandës.

Pretenca është përgatitur nga prokurorët Donika Prela, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani. Prokuroria ka kërkuar 15 vite burg për Gilmando Danin, 10 vite burg për Blerim Shullazin, 11 vite burg për Endrit Qyqja dhe 11 vite burg për Endrit Zelën.