Seriali vizatimor 'The Simpsons' ka parashikuar ekipet finaliste në Botëror

24 Qershor 2018, 12:41

Parashikimet e serialit vizatimor të njohur “The Simpsons” kanë qënë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Tashmë vëmendja është rikthyer te futbolli.

Janë mbi 15 raste që janë parashikuar për të ardhmen në këtë seria, duke nisur që nga sulmi në Kullat Binjake në 2001, fitoren e Donald Trump si president i SHBA-ve, fitoren e Brazilit në Kupën e Botës së vitit 2014, shpërthimin e virusit Ebola, skandalin në FIFA, por një nga seritë e shumta që ata kanë prodhuar, është edhe finalja e Kupës së Botës 2018.

Në këtë episod, personazhet e serialit shkojnë në stadium për të ndjekur finalen e madhe të Kupës së Botës. Në fakt, finalistët nuk janë emra të mëdhenj, por me këtë fillim Botërori, ato kanë treguar një formë të mirë.

Bëhet fjalë për Meksikën dhe për Portugalinë, kampione e Europës në fuqi por se sa i vërtetë do dalë ky parashikim, mbetet për t’u parë.