Sezoni turistik, drejtori i Hipotekës në Vlorë: Masa për kthimin e emigrantëve, do shtojmë sportelet

Drejtori i Hipotekës, Valdrin Pjetri, ka kryer sot një inspektim në strukturat e ZVRPP Vlorë, ku ka folur për sezonin turistik. Nga qyteti bregdetar, Pjetri ka deklaruar se po merren masa për sezonin e verës dhe për kthimin e emigrantëve.

Ai premtoi nga Vlora se do të shtohen sportelet dhe do të zgjatet koha në shërbim të qytetarëve, duke ju bërë thirrje të gjithëve njëkohësisht që të denoncojnë në platformën e bashkëqeverisjes çdo rast korrupsioni.  

 Po marrim masa për sezonin e verës dhe kthimin e emigrantëve. Do shtojmë sportelet dhe do zgjasim kohën në shërbim të qytetarëve. Çdo rast korrupsioni denoncojeni në platformën e Bashkëqeverisjes.

Valdrin Pjetri, Drejtori i Hipotekës