Shah me Lleshin, i ftuar Taulant Balla / Pjesa e parë

TIRANË- Çështja e mos dekretimit nga presidenti Ilir Meta, ngërçi institucional i krijuar, dhe komandimi që kryeministri Edi Rama bëri sot për gjeneral Sandër Lleshin, ishte tema e diskutimit në ‘5 pyetjet nga Babaramo, ku i ftuar ishte kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Gjatë bisedës me gazetarin Ilir Babaramo, Balla ka thënë se presidenti Meta, ka shkelur ‘padashje’ Kushtetutën, pasi sipas socialistit, ky refuzim është i pashpjegueshëm. Balla ka hedhur poshtë zërat për një konflikt mes qeverisë dhe presidencës, si edhe theksoi se nga janari i hapet rrugë krijimit të Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se PS do e çojë çështjen në gjykatë. Balla foli edhe për zërat që kanë qarkulluar në media, se ishte Xhafaj ai që nxorri në media të dhënat e sistemit TIMS, sipas të cilave numri 2 në PS kishte udhëtuar me Edmond Begon.