SHBA/ 'Kaçifas, hero i rënë për vendin e tij', shqiptarët i kundërvihen grekëve: Turp për ju që nderoni një terrorist

10 Dhjetor 2018, 10:05

Grekët po vijojnë edhe përtej kufijve të tyre përkujtimin e ekstremistit  të vrarë grek, Konstandinos Kaçifas. Ata janë hasur ditën e djeshme duke protestuar përpara në një nga lagjet me prani të të dy komuniteteve shqiptare e greke-Bay Ridge në Brooklyn, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Protesta ndodhi konkretisht përballë qendrës kulturore Federata Laconian (Spartans), e cila përfaqëson flamurin e Vorio Epirit dhe qarqet ultra nacionaliste greke në Nju Jork.

Përfaqësuesit e komunitetit grek ngritën flamurin e Agimit të Artë dhe Vorio Epirit dhe më zë të lartë thërrisnin: "Konstandinos Kaçifas, heroi i rënë i Greqisë" ,"Konstandinos Kaçifas u vra se s'ka luftuar si shumë prej helenëve të shtypur dhe të pambrojtur për të ruajtur identitetin e tyre grek", "Jugu i Shqipërisë është Greqi", "Në Greqi nuk ka asnjë çam dhe nuk ekziston çështje çame" dhe "Harrojeni Çamërinë".