Sherr me thika mes dy të rinjve në Fier, vdes 16-vjeçari

18 Tetor 2018, 17:15 | Përditesimi i fundit: 2018-10-18 21:15:41

FIER-Një sherr me thika mes dy të rinjve ka përfunduar me një të vdekur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 minuta në vendin e quajtur ‘Zogu i Zi’ në qendër të qytetit të Fierit.

Sipas burimeve të Report Tv, dy të rinjtë rreth moshës 16-vjeç janë konfliktuar mes tyre, ndërsa nga goditja me thikë ka humbur jetën në vend Denis Vrenozi.

Policia po punon për arrestimin e autorit të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave.