Shfaqet filmi “Amazing Grace” për Aretha Franklin , këngëtarja s’lejoi të shfaqej për 46 vite

11 Nëntor 2018, 14:06

Më 16 gusht të këtij viti, bota e muzikës humbi mbretëreshën e muzikës “soul”, Aretha Franklin, e cila u shua në moshën 76-vjeçare, por la pas një trashëgimi të pasur muzikore, me hite të tilla, si “Zinxhiri i budallenjve", "Ti më bën të ndihesh si një grua e natyrshme" dhe "Respekti", që do të shfaqen përmes dokumentarit “Amazing Grace”. Regjisori Sydney Pollack, fitues i “Oskarit”, e realizoi këtë dokumentar gjatë regjistrimit të albumit “Amaizing Grace”

Filmi që mban të njëjtin titull nuk është shfaqur më herët për shkak të problemeve teknike dhe ligjore, por shfaqet në datë 12 nëntor në Festivalin e Filmit NYC në Nju Jork.

Pollack e ka xhiruar Franklin, të shoqëruar nga një kor i ungjillit, teksa zhvillon koncertin në një kishë në Los Anxhelos, brenda dy netëve. Por, kur redaktimi i tij rezultoi i pamundur, se regjisori nuk arriti që të sinkronizoi zërin. Këtu nisën problemet. Para dhjetë vitesh producenti Alan Elliott fitoi të drejtat e transmetimit, dhe ia doli të përfundonte dokumentarin. Por, edhe kësaj here Franklin së bashku me avokatët e saj bllokuan transmetimin, me pretendimin se nuk kishin marrë lejen e saj.

Ndërsa, pas ndarjes së saj nga jeta familjarët kanë ndryshuar qëndrim.

Mbesa e Aretha Franklin, Sabrina Oëens, e cila mbikëqyrë edhe pasurisë e artistes, është shprehur se ky dokumentar portretizon “zemrën dhe shpirtin e Aretha Franklin”, duke e konsideruar këtë autentik.

Premiera e dokumentarit në festivalin e filmit të NYC 2018 DOC është në datë, 12 nëntor në orën në Teatrin SVA në Nju Jork.

Aretha Franklin ka fituar 18 çmime Grammy dhe ka kryesuar në 17 top Ten US përgjatë 7 dekadave në karrierën e saj muzikore.