Shfaqet në Fier sëmundja e brucelozës, bllokohen 2,8 ton qumësht

17 Korrik 2018, 21:20

Një rast i sëmundjes së brucelozës është shfaqur sërish në fshatin Mbrostar të qarkut Fier. Fillimisht u dyshua se të prekura nga kjo sëmundje ishin 50 lopë të një ferme, por pas ekzaminimit nga Sektori i Veterinarisë dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, rezultoi se vetëm njëra prej tyre ishte e prekur nga kjo sëmundje.

Sipas Përgjegjësit te Veterinarisë në Fier Andon Çuko, për këtë rast kanë nisur procedurën e izolimit të lopës dhe rreth 2,8 ton qumësht nuk është lejuar të dalë nga ferma për 4 ditë. Pas rezultatit të analizave e gjithë tufa e lopëve të kësaj ferme i është kthyer normalitetit duke mos përbërë problem në konsumimin e bulmetit.