Shkodër/ Jeta e Aleksandër Moisiut, ekspozohen shkrime e dokumente të papublikuara nga aktori

15 Shtator 2018, 19:15 | Përditesimi i fundit: 2018-09-15 19:17:22

Dokumente dhe shkrime që mbajnë firmën e aktorit më famë botërore Aleksandër Moisiu janë ekspozuar për herë të parë në Shkodër, falë punës së studiuesit Pjetër Logoreci! Ekspozita është hapur në hollin e Teatrit Migjeni falë mbështetjes së konsullatës se Austrisë në Shkodër.

Janë momente të shënuara të jetës së artistit, por edhe dokumente e shkrime të papublikuara më parë, si: shkrimi i fundit në momentet e agonisë së vdekjes, kartela mjekësore që ndërroi jetë, dokumenti i pagëzimit etj.

Tamam tema e ditës, është të jetosh apo të mos jetosh një Shqipëri, ku njerëzit kanë frikë nga të dalin në rrugë nga krimi e bandat. Ky është mesazhi që ka dashur të thotë autori.

Pjetër Logoreci, autori i ekspozitës

Por Pjetër Logoreci, në  hapje të ekspozitës është surprizuar edhe nga një dhuratë e vecantë nga skulptori Ferid Kola, por që Pjetër Logoreci e cilëson si antitezën më të saktë për atë që po kalon Shqipëria përballë krimit. Për krijuesin e kësaj skulpture, Ferid Kola, Shqipëria vetëm nëpërmjet dialogut mund të dalë nga kjo situatë e vështirë ku është përfshirë.

Ky është një mesazh për të gjitha pisllëqet që kanë ndodh në qytet. Të rrosh a të mos rrosh  në Shkodër, unë them me nejt në Shkodër sepse është e jona.

Ferid Kola, Skulptor

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi dhe konsulli i Austrisë në Shkodër, kanë vlerësuar këtë ekspozitë dhe lidhjet mes dy vendeve, Austrisë dhe Shkodrës.

Ekspozita kushtuar aktorit Aleksandër Moisiu, do të rrugëtojë në të gjitha trojet shqiptare. Ai lindi më 2 prill të vitit 1879 në Trieste dhe vdiq më 23 mars 1935 në Vjenë.