Shkodër/ Malazezi përplas me kamion 9-vjeçarin, i mituri në gjendje të rëndë

21 Shtator 2018, 20:54

SHKODËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, në rrugën e Draçinit, ku një kamion ka përplasur një fëmijë 9-vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës.

Në prangat e policisë ka rënë shtetasi malazez, me iniciale  A. D., 24 vjeç, i cili drejtonte mjetin tip Volvo. 

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë nisur punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.Informacion Paraprak

Më datë 21.09.2018 ora 18.00, jemi njoftuar se në rrugën e Draçinit, në unazë lindore, lagje “10 Korriku”, Shkodër, shtetasi Malazez A. D. 24 vjeç, në drejtimin e mjetit tip Volvo, me targë RO AN 723, ka aksidetuar femijën N. U. 9 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, i cili ndodhet në spitalin rajonal Shkodër, në gjendje të rendë. 

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e D. V. P Shkodër për veprime të mëtejshme

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.