Shkodër, mjekët dalin para Gjykatës, i sëmuri: Më rrezikohet jeta, mu arrestuan doktorrat

22 Shtator 2018, 12:53

Ndërsa mjekët e spitalit Rajonal të Shkodrës ishin në sallën e Gjykatës për të mësuar vendimin që do të merrej për ta, në sallë të pranishëm ishin edhe pacientë të tyre.  

Jashtë Gjykatës për kamerën e ‘Report Tv’, Andrea Rajka, pacient i sëmurë nga zemra, është shprehur se nga mungesa e mjekëve në spital është e rrezikshme për të dhe për shumë të sëmurë të tjerë.

Unë jam një pacient, vuaj nga zemra. Shkoj dje të vizitohem dhe nuk e gjej tek puna. Shoh këtu të lidhur me pranga. Kjo është politike për mendimin tim. Kam mbi 10 vjet i sëmurë dhe jam shumë i kënaqur nga shërbimi i tyre. Por kjo që u bë sot është shumë politike. Po nuk u mjekova më rrezikohet jeta. Nuk kam mjekim. Ka edhe shumë të tjerë si unë. Nuk marrim dot shërbim.