Shpallen fituesit për veprën më të mirë për Skënderbeun, Rama: Po shohim dritë në fund të tunelit

20 Shtator 2018, 17:14

Për Vitin Mbarëkombëtar të shpallur në nderim të 550-vjetorit të ndarjes nga jeta të Gjergj Kastriot Skënderbeut u ndanë sot në Akademinë e Shkencave çmimet për veprën më të mirë monografike për konkursin dedikuar Gjergj Kastriot Skënderbeut në gjuhën shqipe edhe në gjuhë të huaj. Nga 30 veprat e përzgjedhura, që u paraqitën në këtë konkurs të organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë u nominuan 6 autorë. Për veprën më të mirë shkencore ose dokumentare për autorë të huaj u vlerësua Lucia Nadin me veprën “Shqipëria e rigjetur”. 

Është rasti i disajtë që falenderoj Shqipërinë, që gjithmonë më ka nderuar në këto 25 vite punë. Edhe jam krenare që vijoj të sjell Shqipërinë e kulturës, historisë Shqipërinë e bukur, në Venecia në veccanti, që ka shumë kujtime të  vendit tuaj. Gjithmonë e kam kumtuar punën time si një punë, që u rikthen kujtesën njerëzve, mbase sepse vijoj që të punoj për emigracionin e shumëshekujve më parë, ku ka shumë shqiptarë që janë transferuar nga Italinë e Verit, edhe që kanë shkruar faqe të rëndësishme, duke shfaqur që nuk vijnë vetëm nga një vend me kulturë zero, por ishin dëshmitarë të një vendi të ngarkuar me histori edhe kulturë të vendit që kishin lënë. Mënyra sesi ata përshkruanin Venecian, unë po përpiqem që të bëjë rrugën e kundërt të sjell në Shqipëri, një bar apo një shenjë të rrugëtimin që ata kanë bërë edhe kanë shkruar, duke i lënë pas.

Lucia Nadin, studiuese

Për veprën më të mirë shkencore ose dokumentare për autorë shqiptarë u vlerësua me çmim Aurel Plasari për veprën “Skënderbeu, një histori politike”.  Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit, i cili komentoi ecurinë punën e bërë për reformën në Akademinë e Shkencave deri më tani.

Sot jemi në një fazë ku mund të shikojmë dritë në fund të tunelit, përsa i përket reformimit në Akademinë e Shkencave. Më në fund, gjërat edhe forcat u vunë në një lëvizje të vonuar për shumë edhe shumë vite. Më vjen mirë që sot që flasim jemi përballë një punë të kryer me zell edhe me përgjegjësi nga grupi i ngritur për të propozuar këtë reformë në drejtimin e profesor Skënder Gjinushit, por edhe përballë një platforme të propozuar nga profesor Fuga... Ajo që ne na duket më e arsyeshme është që të ndalemi edhe të nxisim një ballafaqim mes këtyre dy alternative.

 Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Sipas Ramës, pavarësisht se njëra është e veshur me petkun zyrtar edhe tjetra vjen nga një anëtar i Akademisë, duhet lënë midis akademkëve diskutimi i mëtejshëm, se mbase platformën e grupit të punës gjithçka është siç duhet, por mbase në platformën alternative ka gjëra për t’u marrë në konisderat.

Ose platforma alternative është më e mirë se ajo e grupit të punës. Këto nuk janë gjëra që t’i them unë apo MAS, por e shikoj me shumë rëndësi që në fund asnjë mos të paragjykojë apo të ketë një ndarje, se njëra pati mbështetjen e qeverisë dhe nga tjetra erdhi rebelimi i saj. Më ha mendja se me këtë fiton procesi edhe më ha mendja se me këto disa gjëra kanë marrë udhë, për t’i kornizuar në atë që do t’i shkojë qeverisë për t’u kthyer në ligj...

 Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Më tej Rama shtoi, se Shqipëria është e fundit në aksesin në fonde evropiane për kërkimin shkencor. Serbia ka fituar 90 për qind të projekteve që ka çuar për planifikim, ndërsa Maqedonia 80 për qind. Ndërsa, Shqipëria vetëm 4 për qind. Aksesi në fondet që janë në dispozicion nuk garantohet me para, por me dije. Edhe në këtë aspekt akademia e së nesërmes duhet që të bëjë ndryshim të madh, që në rrugët e njohjes edhe të dijes Shqipëria të ketë më shumë kapacitete në fondet e BE, që janë të pakrahasueshme me atë që vendet i dedikojnë nga buxheti i shtetit”. Gjatë këtij aktiviteti u prezantua edhe libri i artë i meritës, dedikuar kontribuuesve më të mëdhenj të albanologjisë. Shënimi i parë në këtë libër është shkruar nga Ismail Kadare.