Tiranë, merr flakë dhe shpërthen makina e parkuar tek Kopshti Botanik

12 Dhjetor 2018, 10:16 | Përditesimi i fundit: 2018-12-12 14:57:59

Një makinë ka shpërthyer tek zona e Kopshtit Botanik në Tiranë. Makina ka marrë flakë duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm në një nga zonat më të frekuentuara në Tiranë.

Fatmirësisht mësohet se nga shpërthimi nuk ka patur persona të lënduar. Në vendngjarje ndodhet policia dhe forcat zjarrfikëse.

Siç shihet edhe nga fotot e shkrepura nga LSA, shpërthimi ka qenë tejet i fortë. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.