Shqiptari më i kërkuar në Belgjikë, ja çfarë tha Safet Bajri në intervistën ekskluzive për Report Tv pak muaj më parë

22 Shtator 2018, 12:21

Një prej të arrestuave të operacionit të djeshëm, Safet Rustemi (Bajri) pak muaj më parë ka thënë një intervistë ekskluzive për ‘Report Tv’.

Në intervistën e 30 korrikut të dhënë për gazetarin investigativ, Artan Hoxha, ai tregoi se si lindën problemet me drejtësinë belge, për dërgimin në Shqipëri dhe se si u përdor emri tij në luftën e brendshme politike nga ish-kryeministri Berisha.

Safet Bajri tregoi se ai në Belgjikë ka punuar si roje sigurie në një lokal e më pas sëbashku me pronarin dhe disa persona të tjerë është arrestuar. Sipas tij, kjo ka të bëjë me konkurencën.

Safet Bajri me detaje tregon për arrestimin e dytë pasi u kap një shqiptar me 500 gram drogë dhe policia belge e lidhi kapjen e drogës me të.

Safet Bajri në këtë intervistë hedh poshtë të gjitha aludimet për lidhje me PS ndërkohë për herë të parë ai rrëfen për lidhjet e tij me demokratët të cilat datojnë shumë vite më parë gjatë një fushate elektorale.

Safet Rustemi Bajri, u kthye në një mollë sherri mes qeverisë belge dhe opozitës, ndërsa media e ka cilësur si bosin e një organizate kriminale të fuqishme në veri të Shqipërisë.