Shtrëngata shiu në Tiranë, bllokimi i kolektorëve sjell përmbytjen e rrugëve

22 Qershor 2018, 15:41

Shtrëngata shiu përfshinë Tiranën mesditën e kësaj të premte, duke shkaktuar probleme në disa akse rrugore. 

Bllokimi i kolektorëve solli përmbytje në zonat përreth qendrës së Tiranës si Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe kryqëzimin e bulevardit Zogu i Parë.

Siç duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv, uji vërshon rrugëve të kryeqytetit.