'Si ishte dhe si u transformua?', Rama poston videon e shkollës 9-vjeçare në Podgorie

18 Shtator 2018, 19:20

Kryeministri Rama me anë të një videoje në Instagram ka prezantuar transformimin e një shkolle në rrethin e Korçës.

Bëhet fjalë për shkollën 9-vjeçare Podgorie e cila në ditën e djeshme hapi dyert dje për 355 nxënësit e saj pas transformimit rrënjësor.

Ditën e djeshme nisi viti i ri shkollor për plot 480 mijë nxënës, ku 32 mijë prej tyre u ulën për herë të parë në bankat e shkollës.