Simbolet anti-shqiptare në Bularat, i ftuar në studio Fatos Klosi

12 Nëntor 2018, 08:09

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi ka komentuar këtë të enjte në emisionin '45 minuta' ceremoninë mortore të ekstremistit minoritar grek Konstantinos Kacifas. 

Klosi i cilësoi sjelljet e bëra përgjatë ceremonisë mortore të Kacifasit si pasojë të nacionalizmit të theksuar ekstrem. 

Të thuash brenda territorit të Shqipërisë që Vorio-Epiri është Greqi, është jashtë çdo lloj logjike, mirë kanë bërë që s’kanë ndërhyrë. Këta janë ekstremë, të lësh punën për këta s’është gjë fare normale, lenë gjithçka dhe vijnë këtu. Kjo nuk është normale dhe ka treguar se as në Shqipëri dhe as në Greqi nuk ka funksionuar. Këto vijnë nga nacionalizmi ekstrem, këto janë veprat e tyre më të mëdha. Ata me këto mburren, por s’është normale. Punë e madhe që ishte një eurodeputete. S’duhet të shqetësohemi, në parlamentin europian ka nga të gjitha, por rëndësi ka që nuk pati incidente. 

Fatos Klosi, ish-kreu i SHISH

Ndërkohë, gjatë bisedës me gazetarin Denis Minga, Klosi ka folur edhe për lëvizjet e fundit në qeverinë Rama, por edhe për ngërcin e krijuar pas mosdekretimit të Sandër Lleshit nga Meta në krye të ministrisë së Brendshme. 

Klosi ka thënë se ShBA-të janë në mbështetje të Policisë së Shtetit, ndërkohë që sipas tij, presidenti dhe kryeministri duhet ta zgjidhin cështjen me njëri-tjetrin, në takime “kokë më kokë”, e më pas të dalin në publik.