SKEDA/ Kush janë të “fortët” e Niklës që policia iu prishi gjumin e sotëm (Detaje të reja)

12 Shtator 2018, 16:54

Flamur Haka, Durim Bami dhe Ylli Cangu, disa prej të ndaluarve në Nikël të fushë Krujës janë emra të njohur për drejtësinë. Kreu i ‘të fortëve’ të Niklës Flamur Haka në shkurt të 2008 është shpallur fajtor nga gjykata e Krimeve të Rënda me 16 vite burgim.

Por këtë dënim Haka e ka shlyer, ku herë pas herë ka fituar ulje dënimi dhe më pas në nëntor 2014 gjyqtarja e Krujës Nazmie Pingili, ka urdhëruar lirimin e tij me kusht. Flamur Haka është dënuar për vrasje me paramendim për hakmarrje e mbetur në tentative dhe për armëmbajtje pa leje. Haka tentoi të vrasë Bledar Ulliri, por pavarisht se u dënua me 16 vite burg, gjyqtarja Nazmier Pingili e liroi pas 6 vitesh duke I ulur me 10 vite dënimin.

Ndërkohë Durim Bami është personi qaë tha se ishte paguar për të vrarë Tom Doshin. Bami tha se ishte vrasës me pagesë dhe ishte paguar nga Ilir Meta për të vrarë Tom Doshin. Kjo bëri që në Gjykatë të përfundojnë disa politikanë, por më pas Durim Bami u dënua për kallzim të rremë, pasi kishte inskenuar këtë vrasje.

Ylli Çangu, kunati i Durim Bamit gjithashtu është një emër i njohur. Ai zotëron këtë vilë luksoze në Nikël të Fushë-Krujës. Ylli Cangu është djali i Naim Cangut që mbeti i vrarë në atentatin e Azem Hajdarit. Naim Cangu ishte me Fatmir Haklajn dhe Jaho Mulosmanin në makinë kur u sulmuan. Ylli Çangu ishte në gjumë në momentin që u arrestua nga RENEA.

Në total RENEA dhe FNSH ka kryer kontrollin e 9 banesave, në të cilat kishte informacion se disponohej armë, drogë dhe sasi eksplozivi. Të gjitha banesat e kontrolluara kanë qënë të personave që konsiderohet nga policia si individë me precedent penale.

Më konkretisht gjatë kontrolleve të ushtruara janë sekuestruar disa armë dhe municione, por nga ana e prokurorisë së Krujës ende nuk jepet detaje nëse kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, apo kontrolle të befasishme në banesa. Ky operacion u drejtua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu. Zona e Niklës dhe Fushë-Krujës, është një ndër vatrat më të nxehta të krimit në Shqipëri.

ma.nd.

durim bami

 

flamur haka

 

Ylli Cangu

Komento

Lajme të tjera

Ekskluzive/ Si u lirua me kusht nga gjyqtarja Nazmie Pingili, “I forti” i Niklës Flamur Haka

'Gjunjëzohet' Nikla e tritolit, si u kap brenda vilës së tij 'i forti' Ylli Cangu (VIDEO-FOTO)

Nikla 5 orë shtetrrethim, banorët presion gazetarit të Report Tv që të largohet (Detaje)

‘Kokat’ e Niklës kishin planifikuar arratisjen nga Shqipëria, detaje nga operacioni (VIDEO)

Ekskluzive/ REPORT TV siguron pamjet e momentit të arrestimit të 6 të ‘fortëve’ të Krujës (VIDEO)

FNSH e RENEA rrethon Niklën në Krujë, bastisen vilat e të ‘fortëve’, 11 të shoqëruar (Pamjet ekskluzive+Emrat)