Skulptori shqiptar që ‘pushtoi’ sheshet e Europës dhe Amerikës, Helidon Xhixha vepër te sheshi i 'Zogut të zi'

Veprat e tij monumentale sot ekspozohen në mbarë arenën ndërkombëtare. Ato dallojnë veçmas për çelikun inoks, që e bën edhe më të veçantë në stilin e tij. Bëhet fjalë për artistin e njohur Helidon Xhixhën, i cili kësaj here i inspiruar nga Tirana sjell veprën-monumentale më të re në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, “Dy piramida të ç’rregulla”. Sipas përshkrimit të veprës, Tirana sot është bërë simbol i Shqipërisë së re, me një fluks projektesh të reja të shkëlqyera arkitektonike, qendra kulturore historike që ngjallin interes dhe hapësira dedikuar artit dhe edukimit. Falë kryebashkiakut të këtij qyteti të mrekullueshëm janë të shumtë ata që e shikojnë Shqipërinë, si destinacionin e ardhshëm turistik në botë. Skulptura dëshiron të shprehë pikërisht këtë rilindje që është projektuar, si dy piramida të çrregullta, të balancuara me kujdes njëra mbi tjetrën, që pasqyrojnë dy qasje të ndryshme, të dyja të domosdoshme për të bashkëjetuar në një shoqëri që do të bëjë përpara në një botë ku vetë populli i tij dhe kulturat e ndryshme që përfaqësojnë janë shumë të lidhura.

Piramida e parë është thelbi instiktiv dhe shpirtëror i njerëzimit. Është realizuar me majën të drejtuar poshtë, ku ëndrrat dhe vlerat pozitive janë të predispozuara në nivelin më të lartë dhe të përhapura poshtë, drejt një kanali të vetëm komunikimi, të elaboruar me kujdes, ose shpirti, ende thelbësor “i transmetuar” në natyrë. Kjo lloj qasje merr zakonisht forcën e saj lëvizëse qoftë nga vlerat njerëzore, qoftë nga besimet e zakonshme, duke u mbështetur në to dhe duke kërkuar të gjendet mënyra korrekte për t’u komunikuar të gjithëve në një farë mase, çdo gjë.