Spektakël në detin Jon, tufa e delfinëve shoqëron anijen me turistë në Sarandë

10 Gusht 2018, 14:51 | Përditesimi i fundit: 2018-08-10 16:59:36

SARANDË- Një tufë delfinësh kanë qenë miq të udhëtimit të një grupi turistësh përgjatë detit Jon këto ditë të nxehta.

Një kamerat amatore e sjell nga turistët të cilët udhëtonin me një anije turistike kanë filmuar delfinët që po lëviznin në të njëjtin drejtim me anijen, duke i shoqëruar ata gjatë udhëtimit në afërsi të Kepit të Qefalisë, pranë gjirit të Kakomesë.

Turistët kanë mbetur të mrekulluar nga spektali i ofruar prej delfinëve të cilët kanë qenë shumë miqësor gjatë kohës që shoqëronin anijen.