Studiuesi Behar Gjoka: Frederik Rreshpja, të bëhet pjesë e hartografisë shqipe

12 Nëntor 2018, 20:39

Shkrimtarë, studiues dhe njerëz të letrave shqipe organizuan një konferencë shkencore për poetin Frederik Rreshpja. Konferenca e organizuar nga Qendra Shqiptare e Studimeve Letrare "Pjetër Budi"solli në vëmendje shkrimtarin dhe poetin, por edhe për njeriun. Studiuesi Behar Gjoka teksa analizon për “Report Tv” Rreshpën në dy periudha, me letërsinë shqipe gjatë viteve të komunizmit, por edhe me atë bashkëkohore. 

Në pjesën e parë të letërsisë të shkruar prej tij para viteve ’90, Rreshpa ishte pjesë e realizmit socialist. Nuk mund që të ndodhte ndryshe, por unë mendoj se me të ka ndodhur dukuria, siç ka ndodh me Esenin, që i dha gjithçka revolucionit, por jo lirën. Pjesa e dytë e krijimtarisë së tij pas viteve ’90, shpërfaq përmasat e lirikut të letërsisë shqipe bashkëkohore. Madje sollën edhe kontribute edhe përsa i përket prozës. Ka tekste dramatike, shqyrtime estetike edhe publicistike.

Behar Gjoka, studiues i letërsisë

Gjoka mendon se ka ardhur momenti i hipotekimit të vlerave të Rreshëpës, në atë që quhet hartografia e shqipes.

Botimi tashmë në numrin special të revistës do të na krijojë një ide më të plotë edhe më të qartë, se çfarë arritëm të bëjmë edhe se çfarë mund që të bëjmë. Rreshpja është në tekstet e tij,unike, se ka edhe situata që poezi të tij janë marrë nga të tjerë edhe i është vënë emri i tyre. Rreshpja që bëri shaka me të gjithë, s’ka kuptim që të bëjmë ne më shaka me një gurë sinori të lirikës shqiptare.

Behar Gjoka, studiues i letërsisë

Po lexuesi shqiptar sa e njeh poezinë e Rreshpës?

Unë mendoj se jemi në një situatë mjaft serioze, se nëse një shkrimtar e bëjmë të zyrtarshëm, ai është në rregull. Nuk është kjo zgjidhja.

Një shkrimtar sa më i pranishëm në gjithçka që ndodh, do të vijë një moment, që do të humbasë interesi. Problemi është që ne jemi te një situatë e tillë, që duhet që të hartojmë listën e shkrimtarëve që nuk dalin tepër. Madje, duhet të heqim dorë nga situata, ky është i madh edhe ky është më pak i vogël. Në letërsi nuk ka një situatë të tillë. Pjesë e letrave shqipe Rreshpja duhet parë jo si poet i Shkodrës, por si poet i letrave shqipe, sepse krahinariteti na pengon.

Ky duhet parë jo si dukagjinas, si katolik, por si lëvrues i gjuhës shqipe. Institucionet e kanë pasur si detyrë për ta bërë, por nuk kanë gjetur kohën. MK dhe MAS duhet që të jenë shumë të kujdesshëm, kur artikulojnë idenë se nuk ka letërsi shqipe. E vetmja gjë që mund të prezantojmë në botë janë vlerat shpirtërore. Pavarësisht se nuk jemi qendër e botës, as bishti i botës, duhet që të jemi të të vetëdijshëm çfarë kemi mundur që të bëjmë në kontekstet e mbijetesës.

Behar Gjoka, studiues i letërsisë

Thirrja e studiuesit për lexuesin “Nëse mendoni se Lasgush Poradeci është poet shumë i madh, ju sugjeroj lexoni edhe zbuloni edhe Frederik Rreshpën, se do të gjeni një pjesë të dëshpërimit edhe të vetmisë që ne shtegtojmë gjithë ditën.

Më shumë sesa obligim për ata, është obligim për të bindur veten se është e nevojshme që të shkruash për gjuhën shqipe. Për të kthyer vëmendjen ndaj letërsisë, ndaj atyre që nuk janë më. Është detyrim për kulturën universale, sidomos për kulturën shqipe, që aty ku janë vlerat estetike dhe të tjerët na i përmendin le të jemi të vëmendshëm”.

Studiuesi Gjoka përfundon se poezia dhe lirika shqipe nuk mund që të mendohet pa veprën e Frederik Rreshpës. Frederik Rreshpa ka shkruar përmbledhjen poetike "Rapsodi shqiptare", "Tri përralla për fëmijë", "Trimi i fshatit Bardhë", "Eranda" . Romanin "Zëri i largët i kasolles", dramën "Ëndrra e tokës", "Trofta hutaqe" etj. Pas ’90-ws boton "Erdhi ora të vdes përsëri", "Lirika", "Në vetmi" etj.