Sulmi terrorist në Strasburg, policia franceze në kërkim të autorit

12 Dhjetor 2018, 13:17 | Përditesimi i fundit: 2018-12-12 14:47:44

Një ditë pas sulmit terrorist që ndodhi në Strasburg, ku një person të armatosur hapi zjarr në një treg të Krishtlindjeve në qytetin lindor të Strasburgut, Franca ka ngritur nivelin e alarmit duke përforcuar kontrollet kufitare, për të garantuar më shumë siguri në vend.

 Qindra oficerë policie janë vënë në ndjekje të agresorit të armatosur që vrau 4 persona dhe plagosi 11 të tjerë, pas një sulmi terrorist në qytetin verilindor të Francës, raporton euronews.

Mësohet se autori i dyshuar i sulmit 29 vjeç, i cili ka qenë i skeduar edhe më herët nga shërbimet e sigurisë ,franceze ka arritur  t’ia mbathte pas shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë. Një ditë më parë autoritet vendase, identifikuan të dyshuarin si Çerif Chekat, 29 vjeç lindur në Strasburg, i cili ishte i njohur për shërbimet e inteligjencës si ekstremist dhe një rrezik potencial për sigurinë.

"Kërkimi po vazhdon",ka thënë  Zëvendësministri i Brendshëm Laurent Nunez në Francë, në një prononcim të tij. I pyetur nëse i dyshuari mund të jetë larguar nga Franca, ai tha: "Kjo nuk mund të përjashtohet.", sipas mediave vendase

Sipas mendave vendase 29 vjeçari autori i dyshuar i sulmit është i njohur nga autoritetet si ekstremist i dyshuar, u arratis pasi u plagos rëndë.  Mësohet se prokurorori kundër terrorizmit në Francë ka hapur një hetim, ndërkohë rreth 350 oficerë janë të përfshirë në kërkim të personit të armatosur.