Takim me qytetarët në njësinë 4, Veliaj: Më mirë të dëgjojmë për pemë sesa për Babale, po na mbysin budallenjtë

17 Tetor 2018, 21:16

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar ditën e sotme  një takim në njësinë numër 4 ku edhe ka bërë bilancin e këtyre 3 viteve dhe ka diskutuar Buxhetin 2019 për Tiranën.

Në fjalën e tij, Veliaj ka paralajmëruar faktin që së shpejti do të rinisë sërish fushata për mbjelljen e pemëve. Gjatë këtij njoftimi, Veliaj ka bërë edhe një batutë duke ironizuar edhe komentet e skeptikëve.

Më mirë për t’i çmendim njerëzit për të mbjellur pemë sesa për Babalen. Po kur thonë disa? Aman mo se na çmende jo me mbjelljen e pemëve, jo me korsinë e biçikletave. Po shyqyr... Ne po na mbysin budallenjtë e po ankohemi nga pemët.

Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës