Takimi i liderëve të Ballkanit në Vjenë, Rama: Do t'i kalojmë pengesat për në BE

19 Nëntor 2018, 14:54

Pas mbledhjes gati 90 minutëshe të liderëve të Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për shtyp së bashku me kancelarin austriak Sebastian Kurz dhe komisionerin për Zgjerim Johanes Hahn. Rama e falenderoi kancelarin austriak për mikpritjen dhe u shpreh mirënjohës për qasjen e tij ndaj perspektivës europiane të vendeve të Ballkanit dhe betejën për të vendosur për të hapur për Kosovën procesin e liberalizimit.

Më tej, Rama u shpreh se qeveria është mjaft e përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal dhe se e kupton që po flitet për një proces ku asgjë nuk është e lehtë dhe asgjë nuk të jepet si e mirëqenë. Kryeministri u shpreh i sigurt se, pavarësisht problemeve, qytetarët shqiptarë do të marrin atë që meritojnë.

Më duhet të falenderoj kancelarin që na priti këtu dhe duhet të them që për vendet e Ballkanit Perëndimor vizita në Austri duket gjithmonë si të jesh në shtëpi. Kjo është qartësisht një ditë shumë e bukur për të gjithë ne. Nuk dua të zgjatem, sepse e di që kancelari ka gjëra më të mira për të bërë se sa të dëgjojë përsëri të gjithë fjalimet e liderëve të Ballkanit Perëndimor, pasi qëndroi një orë e gjysmë me të gjithë ne, por dua të them thjesht dy gjëra.