Tanzani, shënohen 126 viktima nga përmbytja e një trageti, shkak tejkalimi i kapacitetit

21 Shtator 2018, 19:06

Të paktën 126 viktima janë shënuar në Tanzani pas fundosjes së një trageti në të cilin udhëtonin mbi 400 persona nga Bugolora në ishullin Ukara. Ekziston frika se numri i viktimave mund të arrijë mbi 200.

Sipas mediave vendase shkak i përmbytjes së tragetit është tejkalimi i kapacitetit zyrtar prej 100 vetash, ndërkohë që në traget ndodheshin më shumë se 400 udhëtarë.

Shkak i mbipopullimit në traget është bërë dita e tregut në Bugolora, ku përveç udhëtarëve trageti mbante edhe thasë çimentoje e misri, ndërsa shumica prej viktimave nuk dinin as të notonin. Tanzania është e njohur për një numër katastrofash detare, ku shkak kryesor është bërë mbipopullimi.

Në vitin 2012, të paktën 145 persona humbën jetën kur një traget u përmbyt në ishullin e Zanzibarit në Oqeanin Indian.Vitin e kaluar, pothuajse 200 vetë vdiqën në një tjetër incident të madh jashtë brigjeve të Zanzibar.

Ndërsa si një nga fatkeqsitë më të mëdha ujore mbahet mend ajo e vitit 1996, kuu shënuan më shumë se 800 viktima duke u bërë kështu një nga fatkeqsitë më të këqija detare të shekullit të kaluar.