I marrin mikrofonin nga dora, Taulant Muka largohet nga protesta

17 Dhjetor 2018, 13:45 | Përditesimi i fundit: 2018-12-17 13:53:09

Në protestën e studentëve që po zhvillohet përpara Kryeministrisë, zëvendës ministri i Arsimit me jetëgjatësinë më të shkurtër në këtë post, Taulant Muka, ka kërkuar të marrë fjalën. Por, ky veprim i tij nuk është pritur mirë nga një pjesë studentësh, të cilët sikurse shihet nga videoja e mëposhtme kanë arritur t’ia marrin edhe nga duart megafonin.