Të dënuar me burgim përjetë dhe 25 vite, policia publikon emrat dhe fotot e 17 personave të rrezikshëm të Fierit

15 Nëntor 2018, 18:49

FIER - Policia e Shtetit ka publikuar këtë të enjte emrat dhe fotot e 17 personave me rrezikshmëri të lartë në Fier, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për t'i arrestuar. Akuzat që rëndojnë mbi të shumë kërkuarit janë për vrasje, vjedhje dhe rrëmbim personi, të dënuar nga 25 vite burg deri në burgim të përjetshëm. Të gjithë "Most wanted" ndodhen në arrati dhe policia iu apelon qytetarëve që të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 nëse kanë informacione për ta. 

Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike.

Policia e Shtetit

Listën e shumë të kërkuarve të Fierit e kryesojnë dy të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, Engjëll Ibrahimi dhe Flamur Mustafa. Lista vijon me Hasan Licaj, Sokol Hoxha, Ilir Taraj, Mane Driza, Fatos Hoxhaj, Mirjan Braka, Viktor Pelivani, Flamur Ndino, Alban Tushe, Genci Tesho, Artan Yzeiri, Dritan Idrizaj, Hair Seitaj e Afrim Barjamaj të akuzuar për vrasje, vjedhje me pasojë vdekjen dhe rrëmbim personi. Mes shumë të kërkuarve është edhe një grua e dënuar me 25 vite burg për rrëmbim personi e identifikuar si Floresha Ndino.