Të prekurit e vetingut bëhen avokatë? / Reforma zgjedhore, i ftuar Adnor Shameti

Drita jeshile e PS-së në Komisionin e Ligjeve për të djegurit e Vettingut që mund të bëhen avokatë ka shkaktuar debatin e radhës mes shumicës dhe opozitës.

Edhe pse më parë e kundërshtuan, socialistët kanë ndryshuar qëndrim duke u dhënë një tjetër shans gjyqtarëve dhe prokurorëve që përjashtohen nga sistemi i drejtësisë nga procesi i Vettingut.

Relatori Adnor Shameti i ftuar në studion e emisionit ’45 MINUTA’ të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv deklaroi se opozita (LSI, pasi PD nuk ishte në komision) e kundërshton, por neni i projektligjit ka marrë miratimin e ndërkombëtarëve.

Ligji ka miratimin e EURALIUS, por edhe neni 13 i ligjit për ushtrimin e profesionit të avokatit dhe fitimin e titullit është i dakordësuar dhe e kemi kaluar në frymën që ndërkombëtarët kishin insistuar. Gjyqtarët dhe prokurorët mund të dështojnë në vetting, por nuk mund të shkelin Kushtetutën duke i përjashtuar, i kemi tejkaluar sentimentalizmat. Deputetët e PD nuk ishin të pranishëm. LSI ka qenë kundër këtij projektligji, në parim u votua kundër. Pastaj varet nga klientët nëse duan një avokat të pastër, apo jo, pasi është profesion i vetërregulluar

Adnor Shameti

Deputeti i PS nuk është kundër që edhe avokatët të kalojnë Vettingun.

Është profesion i vetërregulluar, ligji i vettingut nuk ka asgjë të keqe. Nuk e kemi diskutuar, nuk është shtruar, ne e kemi kaluar në këtë gjuhë, por në vetvete jam pro vettingut edhe për avokatët, që janë pjesë e sistemit të drejtësisë. Jam që të bëhet vettingu edhe për politikanët.

Adnor Shameti